Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
* 1. Fakulteti Ekonomik Ekonomia e Kosovës dhe BE-së
Pyetje dhe përgjigje nga provimet e kaluara Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik
* 2. Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 1. Komponentet e fondeve të IPA-s janë? a) Ndihma për tranzicion dhe mbështetje institucionale, b) Bashkëpunimi ndërkufitar, c) Zhvillimi rajonal, d) Zhvillimi i resurseve humane, e) Zhvillimi rural. 2. Shpjego Politikën e Linjave Kreditore? Politika e linjave kreditore si instrument i politikës monetare të Bashkimit Evropian nënkupton sigurimin e likuiditetit nga ana e Bankave Qëndrore Nacionale. Likuiditeti është një nga aspektet shumë të rëndësishme për një sistem të caktuar ekonomike posaqërisht për sektorin financiar. 3. Shpjego Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes te Politika Fiskale? Qëllimi i këtij mekanizmi është që të kontrollojë funksionimin fiskal të shteteve anëtare të Eurozonës, respektivisht deficitin buxhetor prej 3% dhe borxhin publik prej 60% të BPV-së. Kjo përfshinë disa rregulla të cilat janë: Vendet duhet të tentojnë të arrijnë bilancin buxhetor. Vendet që tejkalojnë rregullën e deficitit buxhetor prej 3% të BPV-së do të penalizohen deri në 0.5% e BPV-së. Përjashtim do të ketë vetëm për vendet që përjetojnë ndonjë katastrofë natyrore. 4. Kriteret e Konvergjencës (shpjego)? Traktati i Mastrihtit përfshinë 5 kritere të Konvergjencës: 1) Norma e Inflacionit: - Nuk është më e lartë se 1.5% e mesatares së tri vendeve që kanë normë më të ulët të inflacionit në BE. 2) Norma afatgjatë e Kamatës: - Nuk është më e lartë se 2% e mesatares së tri vendeve që kanë normë më të ulët të inflacionit në BE. 3) Pjesë e ERM: - Së paku dy vite në ERM dhe nuk ka përjetuar një devalvim dy vite para se të hyjë në Union. 4) Deficiti Buxhetor: - Deficit më pak se 3% e GDP. 5) Borxhi Publik: - Borxhi më pak se 60% e GDP