2
* 3. Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 5. Përmendi përparësitë ekonomike nga aspekti i integrimeve në BE? Rëndësia fundamentale e integrimeve është se ndikon në rritjen e konkurrencës aktuale dhe potenciale; Rritet sasia e ofruar në tregun e integruar, Zvogëlohet niveli i çmimeve, Rritet mirëqenia për shoqërinë, Krijohet një treg më i madh. 6. Politika e Tregut të Hapur nënkupton? Politika e Tregut të Hapur nënkupton shitjen dhe blerjen e letrave me vlerë në tregun e hapur. Politika e shitjes dhe blerjes së letrave me vlerë në tregun e hapur ndikon në rritjen ose zvogëlimin e ofertës monetare. 7. Politika e Linjave Kreditore arrihet duke? Politika e Linjave Kreditore, si instrument i politikës monetare të Bashkimit Evropian nënkupton sigurimin e likuiditetit nga ana e Bankave Qëndrore Nacionale. Ky likuiditet nga ana e Bankës Qëndrore Evropiane arrihet më rastin kur kjo bankë u akordon kredi Bankave Qëndrore të vendeve anëtare të BE-së. 8. Politika Fiskale e BE-së bazohet në tri parime? 1) Diciplina fiskale, 2) Autonomia fiskale dhe autorizimi, 3) Koordinimi fiskal. 9. Dallimi mes Politikës Fiskale dhe asaj Monetare të BE-së? Politika Fiskale e BE-së ndryshon prej Politikës Monetare dhe kryesisht bazohet në kompetencën e vendeve anëtare, d.m.th. është e decentralizuar, krahasuar me Politikën Monetare të BE-së e cila kryesisht është e centralizuar. 10. Çka nënkuptoni me diciplinë fiskale të BE-së? Diciplina fiskale duhet të sigurojë që deficiti në sektorin publik të jetë brenda nivelit të lejuar, d.m.th. deficiti deri në 3% të BPV-së dhe borxhi publik deri në 60% të BPV-së.
No comments:
Post a Comment