3
* 4. Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 11. Shpjego Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes dhe krahaso me SEECP – Procesin e Bashkëpunimit Rajonal? Qëllimi i këtij mekanizmi është që të kontrollojë funksionimin fiskal të shteteve anëtare të Eurozonës, respektivisht deficitin buxhetor prej 3% dhe borxhin publik prej 60% të BPV-së. Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore – SEECP për dallim nga Pakti i Stabilitetit i cili ka qenë fleksibil në raport me Kosovën, në këtë forum, pra në SEECP, Kosova nuk është përfaqësuar për arsye të pengesave që ka bërë Serbia, por edhe për shkak të mosgatishmërisë së vendeve të rajonit për mbështetje politike për Kosovën. 12. Shpjego Bankën Investive Evropiane dhe numëro objektivat e saj? Kjo bankë nuk krijon profite dhe është e krijuar nga vendet anëtare të BE-së, që të mbështesë këto vende në rritjen e Konvergjencës dhe stabilitetit të qëndrueshëm ekonomik. Banka Investive Evropiane ka 6 objektiva: 1) Konvergjenca dhe Politikat e Kohezionit, 2) Mbështetja për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, 3) Mbështetja për ambientin, 4) Zhvillimi i iniciativave për inovacione, 5) Zhvillimi i lidhjeve Trans-Evropiane të transportit dhe energjisë, 6) Sigurimi i i energjisë në nivel të qëndrueshëm. 13. Shpjego Gjykatën e Drejtësisë dhe funksionet e saj? Funksioni themelor i saj është të sigurojë që legjislacioni i BE-së të jetë i interpretuar në mënyrë të njëjtë nga secili vend anëtar. Funksionet kryesore të kësaj gjykate janë: 1) Procedura preliminare e ligjvënies, që do të thotë se nësë një gjyq i një vendi dyshon në interpretimin e ndonjë ligji të BE-së, mund të kërkojë instrukcione nga Gjykata e Drejtësisë. 2) Hulumtimin dhe vlerësimin e vendeve anëtare në përmbushjen e obligimeve konform ligjeve të BE-së. 3) Anulimin e ligjeve të BE-së nëse ndonjë vend anëtar ka kryer veprime ilegale. 14. Shpjego 3 faktorët në bazë të të cilëve vlerësohet performanca e ndërmarrjeve në BE? 1) Krijimi i vendeve të reja të punës: - Ndërmarrjet ndikojnë në rritjen ekonomike dhe në zvogëlimin e papunësisë. 2) Produktiviteti: - Ndërmarrjet kontribuojnë në rritjen ekonomike përmes produktivitetit të punës, d.m.th. performanca e ndërmarrjeve matet jo vetëm përmes profitabilitetit, por edhe përmes vlerës së shtuar nga një anëtar.
No comments:
Post a Comment