Friday, February 7, 2014

              6


  * 7. Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 23. SWOT Analiza e Integrimit të Kosovës në BE – Kërcënimet: Vonesa në njohjen e shtetit të Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, Zbehja e përkushtimit të BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, Regjimi i vizave, Hezitimi për bashkëpunim rajonal nga fqinjët, Mosgatishmëria e minoritetit serb në integrim, Konkurrenca e jashtme, “Braindrain” (ikja e trurit). 24. Pse efekti i diversionit shmangies nga tregtia është negativ? Diskriminimi – tenton të zvogëlojë mirëqenien – Trade diversion. Efekti i diversionit – shmangies ndodh atëherë kur diskriminimet ndaj vendeve të treta shkaktojnë që produktet e tyre me kosto më të ulët të zëvendësohen me prodhime me kosto më të lartë nga vendi i parë. 25. Dallimi në mes të Unionit Monetar dhe Unionit Ekonomik të BE-së? Dallimi në mes të Unionit Monetar dhe Unionit Ekonomik është se tek Unioni Monetar nuk i kemi unifikuar politikat ekonomike sikurse tek Unioni Ekonomik. 26. Programi e Tregut të Përbashkët nënkupton? 1. Liria e tregtisë në mallëra, 2. Liria e tregtisë në shërbime, 3. Liria e tregtisë në kapital, 4. Liria e qarkullimit të fuqisë punëtore. 27. Cilat komponente të fondeve të IPA-s akordohen edhe për Kosovën? 1. Komponenti “Ndihma për tranzicion dhe mbështetje institucionale” dhe 2. Komponenti “Bashkëpunimi ndërkufitar”. 28. Shitja dhe blerja e letrave me vlerë në tregun e hapur ndikon në? Rritjen ose zvogëlimin e ofertës monetare, dhe Në nivelin e normave të interesit. 29. Komponentet e lëvizjes së lirë të personave? 1. Kushtet e punës dhe punësimit, 2. Eliminimi i avantazheve sociale dhe tarifore, 3. Trajtimmi i njëjtë i të drejtave të sindikatave të punëtorëve, 4. Nevoja për njohjen e kualifikimeve profesionale.


No comments:

Post a Comment