Friday, February 7, 2014

                7


  * 8. Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 30. Çka përfshinë Tregu Unik te integrimi i tregut? Tregu Unik te integrimi i tregut përfshinë unionin doganor me lëvizje të lirë të njerëzve dhe investimeve. 31. Politikat Horizontale të BE-së janë? 1. Politikat e zhvillimit rajonal, 2. Politikat e progresit social, 3. Politikat e taksave, 4. Politikat e konkurrencës, 5. Politikat e mabientit. 32. Cilat komponente përfshinë IPA 2007-2013? 1. Ndihma për tranzicion dhe mbështetje institucionale, 2. Bashkëpunimi ndërkufitar, 3. Zhvillimi rajonal, 4. Zhvillimi i resurseve humane, 5. Zhvillimi rural. 33. Kriteret Politike të Kopenhagës për integrim në BE? 1. Demokracia dhe sundimi i ligjit, 2. Mbrojtja e të drejtave humane dhe minoriteteve, 3. Intensifikimi i Bashkëpunimit Rajonal. 34. Dallimi në mes të Komisionit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian? Komisioni Evropian është një forcë shtytëse e procesit të integrimit evropian, ndërsa Këshilli Evropian është një nga institucionet më në influencë, anëtarët e Këshillit janë liderët e kombeve të tyre. 35. Dallimi në mes të Unionit Doganor dhe Unionit Monetar të BE-së? Përderisa tek Unioni Doganor të gjitha barrierat eliminohen në Union si dhe krijohen tarifa unike të jashtme, dallimi është se tek Unioni Monetar vlen edhe valuta e përbashkët. 36. Elementet kyçe të Procesit të Stabilizim – Asociimit janë? 1. Procesi i Bashkëpunimit Rajonal, 2. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, 3. CEFTA, 4. Iniciativat tjera rajonale në kuadër të Paktit të Stabilitetit.


No comments:

Post a Comment