13
* 14. Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 59. Çka i parapriu Bashkësisë Ekonomike Evropiane (1958)? BEE-së i parapriu traktati për thëngjill dhe çelik si dhe teknokratët e përfshirë në këtë projekt si Robert Shuman. Suksesi i këtij traktati prodhoi të ashtuquajturin “efekti spërkatës” (spillover effect). 60. Cilat janë kushtet për anëtarësim në BE? Duhet të jetë pjesë e kontinetit evropian, të respektojë parimet e demokracisë, respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore si dhe sundimin e ligjit, t’i plotësojë kriteret e Kopenhagës si dhe të hamonizojë legjislacion me legjislacionin e BE-së. 61. Cilat nga këto institucione të BE-së kanë karakter supranacional (rrumbullaksoni) : • Parlamenti Evropian, • Këshilli i Bashkimit Evropian, • Komisioni Evropian, • Gjykata Evropiane e Drejtësisë, • Gjykata e Auditorëve. 62. Kur dhe si është përcaktuar përspektiva e Ballkanit Perëndimor në BE? Në vitin 2003, në Samitin e Selanikut u përcaktua përspektiva e Ballkanit përendimor në BE. Kjo u rikonfirmua me anë të deklaratës së Këshillit në dhjetor 2007 ku thuhet se e ardhmja e Ballkanit Përendimor është në BE. 63. Cilat nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për Stabilizim Asocim me BE-në? Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi. Kosova ka Mekanizmin Përcjellës të Asocimit. 64. Çka kuptoni me parimin e Konsolidimit, Kushtëzimit dhe Komunikimit? Këto parimi janë prezantuar nga BE me qëllim të rritjes së kualitetit të zgjerimit. Parimi i parë i konsolidimit nënkupton konsolidimin e veprimeve të vendit kandidat dhe BE-së për anëtarësim. Kjo nënkupton që përveç vendit kandidat edhe BE duhet të jetë e gatshme për ta pranuar atë vend si dhe paraprakisht BE duhet t’i përmbahet përkushtimeve të saja. Parimi i kushtëzimit nënkupton kushtëzimin e BE-së për vendin kadidat për t’i plotësuar disa kushte të caktuara me qëllim që të pranohet në BE, si p.sh, kriteret e Kopenhagës, harmonizimin e legjislacionit etj. Parimi i tretë i komunikimit nënkupton mënyrën e komunikimit në mes të BE-së dhe vendit kandidat si dhe qytetarëve. 65. Parimet e lartpërmendura (Konsolidimit, Kushtëzimit, dhe Komunikimit) aplikohen në (rrumbullakëso përgjigjen e sakt)? • Vendet kandidate, • Vendet anëtare, • Vendet kandidate dhe vendet anëtare.
No comments:
Post a Comment