Friday, February 7, 2014

               12


  * 13. Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 52. Çka paraqet Konventa për Qymyr dhe Çelik? Kjo konventë paraqet themelimin e komunitetit-tregut të përbashkët për thëngjill dhe çelik. Kjo konventë ka paraparë treg, objektiva si dhe institucione të përbashkëta për vendet nënshkruese. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë zgjerimi ekonomik, zhvillimi si dhe rritja e punësimit me qëllim të rritjes së kualitetit të jetesës. 53. Kur u nënshkrua marrëveshja për themelimin e BE-së? Më 1992 në Mastriht, dhe vendi i fundit qe e ka ratifikuar ka qenë Gjermania pas procesit në Gjykatën Kushtetuese. 54. Cilat janë tri komponentet e BE-së? 1. Komponenta e Komunitetit (Komisioni Evropian) (Shtylla e 1-rë), 2. Komponenta për Politikë të Perbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (Shtylla e 2-të), dhe 3. Komponenta për Bashkëpunim në Fushën e Policisë (Shtylla e 3-të). 55. Sa është numri i vendeve anëtare të BE-së? Përshkruaj shkurtimisht valët e zgjerimit! Momentalisht BE ka 27 anëtarë. Fillimisht kanë qenë 6 anëtarë që e kanë themeluar: Franca, Gjermania, Luksemburgu, Belgjika, Holanda dhe Italia. Më pas, më 1973 u bashkua Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Norvegjia, më pas Greqia (1981), Spanja dhe Portugalia (1986), pastaj Austria, Finlanda dhe Suedia (1995). Në vitin 2004 ka ndodhur ai që quhet “Zgjerimi i Madh”, ku BE-së i’u bashkuan: Çekia, Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Estonia, Hungaria, Letonia dhe Lituania. Me vonë ajo që quhet “Zgjerimi i Hershëm” (jo i menduar mirë) më 2007 Bullgaria dhe Rumania. 56. Cilat janë angazhimet e BE-së në Kosovë? BE në Kosovë mometalisht është e angazhuar me misionin më të madh të saj, EULEX, mision për monitorim në fushën e sundimit të ligjit, po ashtu edhe me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (ish Agjencia për Rindërtim) si dhe po ashtu edhe me projekte binjakëzimi të financuara nga BE. Këto janë angazhimet më të theksuara të BE-së në Kosovë. 57. Përshkruani në pika të shkurtëra idenë për themelimin e Bashkimit Evropian? BE u inicua fillimisht me idenë e formimit të një lloj federate/konfederate, mirëpo për shkak të mosgatishmërisë së shteteve anëtare për transferimin e përgjegjësive në institucionet supranacionale, atëherë kjo kjo nuk u plotësua, sidoqoftë u prezentuan shumë risi, si p.sh. qytetaria (shtetësia) Evropiane, Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë etj. Të gjitha këto nën moton “Union sa më i afërt” (ever closer union). 58. Cilat janë kriteret themelore për themelimin e një organizate ndërkombëtare? Kriteret themelore për themelimin e një organizate ndërkombëtare janë: anëtarësia, statuti (ose traktati i cili parasheh arritjen e objektivave të caktuara)


No comments:

Post a Comment