Friday, February 7, 2014

             14


  * 15. Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 66. Përshkruani valët e zgjerimit të BE-së? Fillimisht kanë qenë 6 anëtarë që e kanë themeluar: Franca, Gjermania, Luksemburgu, Belgjika, Holanda dhe Italia. Më pas, më 1973 u bashkua Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Norvegjia, më pas Greqia (1981), Spanja dhe Portugalia (1986), pastaj Austria, Finlanda dhe Suedia (1995). Në vitin 2004 ka ndodhur ai që quhet “Zgjerimi i Madh”, ku BE-së i’u bashkuan: Çekia, Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Estonia, Hungaria, Latvia dhe Lituania. Me vonë ajo që quhet “Zgjerimi i Hershëm” (jo i menduar mirë) më 2007; Bullgaria dhe Rumania. 67. A ka Kosova marrëdhënie kontraktuale me BE-në, si quhet instrumenti juridik që i garanton Kosovës qasje në procesin e Stabilizim Asocimit? Kosova ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në përmes Mekanizmit Përcjellës të Asocimit (STM). 68. Pjesët kryesore të Marrëveshjes së Mastrihtit janë? 1) Dispozitat e përbashkëta të Marrëveshjes, 2) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane me qëllim të formimit të Unionit Evropian, 3) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes mbi themelimin e Bashkësisë Evropiane për Thëngjill dhe Çelik, 4) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes mbi themelimin e Bashkësisë Evropiane për Energji Atomike, 5) Dispozitat që kanë të bëjnë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, 6) Dispozitat mbi bashkëpunimin në sferën e jurispodencës dhe të brendshme, 7) Dispozitat përfundimtare. 69. Rëndësia e Marrëveshjes së Mastrihtit? - Zhvilloi mekanizmin e tregut të brendshëm unik, - Funksionimi i tregut unik si një treg i brendshëm i vendeve anëtare - tregu i mallrave, shërbimeve, punës dhe kapitalit. 70. “Tri shtyllat” e bashkëpunimit të përfshira në Marrëveshjen mbi Unionin Evropian janë: 1. Tri Bashkësitë Evropiane, 2. Bashkëpunimi në politikën e jashtme të përbashkët dhe të sigurisë, 3. Bashkëpunimi në sferën e jurispodencës dhe punëve të brendshme të vendeve anëtare. 71. Parlamenti Evropian kryesisht ka: - Ka karakter konsultativ, - Është i autorizuar për kontrollin e Komisionit të BEE-së nga viti 1970- për kontrollin e të hyrave dhe të dalave.


No comments:

Post a Comment