11
* 12. Ekonomia e Kosovës dhe BE-së posaqërisht evropa gjatë kësaj lufte. E gjitha ka filluar me qëllim të futjes nën kontroll të dy industrive të cilat kanë luajtur rolin kyq në furnizimin e makinerisë luftarake të Gjermanisë, atë të çelikut dhe thëngjillit. Krejt ka filluar më 1951 kur edhe për herë të parë u nënshkrua edhe Traktati për Thëngjill dhe Çelik, suksesi i të cilit prodhoi efekt në fushat e tjera ‘spillover effect’. Po ashtu, duhet të theksohet edhe roli i Adenauerit (kancelarit Gjerman) i cili po t’i pranonte propozimet e Stalinit në fillim të 50-ave, sigurisht se Evropa nuk do të ishte kjo që është sot. 47. Parlamenti Evropian – roli dhe kompetencat? Parlamenti Evropian luan një rol të rëndësishëm në formimin e politikave evropiane. Po ashtu, duhet të theksohet edhe fakti se Parlamenti është organi i vetëm i zgjedhur nga populli në BE, dhe në bazë të kësaj ka rol shumë të rëndësishëm edhe në aspektin e demokracisë. Parlamenti Evropian nuk është menduar të jetë ky që është sot në kohën kur është themeluar dhe në bazë të kësaj edhe kompetencat e tij kanë evoluar gjatë kalimit të kohës. Kompetencat më të rëndësishme të PE-së janë në fushën e Legjislacionit, Aprovimin e Buxhetit të BE-së, Anëtarësimit të vendeve të reja, në emërimin e Komisionit (por jo edhe në propozimit e tij), si dhe ka disa kompetenca në fushën e mbikëqyrjes. 48. Cili nga institucionet e Bashkimit Evropian ka kompetencat më të gjera vendimmarrëse? Arsyetoni pse? Këshilli Evropian dhe Këshilli i Ministrave kanë kompetencat më të gjera në vendimmarrje. Arsyeja për këtë mund të spjegohet me faktin se shtetet anëtare ende nuk janë të gatshme që t’i transferojnë shumë përgjegjësi në Institucionet e BE-së. Përmes marrjes së vendimeve në Këshill, shtetet anëtare (posaqërisht ato më të rëndësishmet) kanë më shumë mundësi të kontrollojnë vendimmarrjen në BE. Kjo mund të spjegohet edhe me mënyrën e vendimmarrjes. 49. Cilat janë kriteret e Kopenhagës (1992)? Përshkruaj shkurtimisht kriterin e katërt! Kriteret e Kopenhagës janë: Kriteri Politik, Kriteri Ekonomik dhe Aqcuis Communautaire (AC). Kriteri i katërt: Marrja e obligimeve të anëtarësimit dhe qëllimeve politike ekonomike dhe të unionit monetar (d.m.th. që nga v. 1993 kush dëshiron të bëhet anëtar duhet t’i përmbush obligimet për ta ndërruar valutën kombëtare me EURO, e që nuk ka qenë kusht më herët). Britania, Danimarka dhe Suedia nuk janë pjesë e Eurozonës. 50. Qëllimi i krijimit të Bashkimit Evropian? Qëllimi i krijimit të Bashkimit Evropian (nëse është fjala për Bashkimin Evropian e jo për Komunitetin Evropian, Bashkimi Evropian u krijua më 1993) mund të përshkruhet më së miri në nenin 2 të TEU. 51. Përshkruani shkurtimisht procesin e antarësimit të njërit nga vendet e ballkanit perëndimor në BE? Procesi i anëtarësimit të vendeve të BE-së është paksa më i veçantë, ku kjo veçanti përshkruhet edhe me procesin e stabilizim asocimit, që është i veçantë për vendet e ballkanit përendimor. Pas kësaj, vendi aplikon për anëtarësim ku e merr statusin e kandidatit, Këshilli Evropian dhe Parlamenti (procedura bashkëvedosëse) në bazë të rekomandimit të Komisionit vendosin.
No comments:
Post a Comment