Friday, February 7, 2014

                     9


  * 10. Ekonomia e Kosovës dhe BE-së 39. Përshkruani në pika të shkurtëra institucionet kryesore te BE-së? Parlamenti Evropian: Është organi i vetëm i zgjedhur me anë të zgjedhjeve. I ka 785 anëtarë të parlamentit (deputetë), ka rol aktiv në hartimin e legjislacionit, posaqerisht legjislacionit që miratohet me anë të procedurës së përbashkët (parlamenti së bashku me këshillin) si dhe luan rol të rëndësishëm sa i përket buxhetit të BE-së. Këshilli i Bashkimit Evropian: Organi më i lartë vendimmarrës. Përbëhet prej kryetarëve ose kryeministrave të shteteve anëtare (këshilli evropian) si dhe prej ministrave të fushave përkatëse (këshilli). Votimi zakonisht bëhet me unanimitet dhe me konsensus. Numri i votave në këshill ndahet në bazë të madhësisë së vendit (më së shumti vota kanë: Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar). Presidenca e këshillit është me rotacion dhe zgjatë 6 muaj. Komisioni Evropian: Komisioni Evropian është organi më i rëndësishëm sa i përket BE-së dhe ka karakter supranacional. Komisioni ka rol të pazëvendësueshëm ne inicimin e legjislacionit dhe po ashtu ka rol edhe në mbikëqyrjen e legjislacionit, i cili në raste të shkeljeve inicion procedurën para gjykatës evropiane të drejtësisë. Momentalisht i ka 27 komisionerë (një për çdo vend anëtar) dhe njëri prej tyre është president i komisionit, i cili dominohet nga parlamenti. Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Gjykata Evropiane e drejtësisë është organi kryesor i gjyqësisë në BE, sa i përket çështjeve të Bashkimit Evropian. Gjykata ka dy funksione kryesore dhe atë: shenjën e vendimit meritor si dhe dhënien e opinioneve preliminare, në rastet kur gjykatat vendore kërkojnë një gjë të tillë nga GJED. Gjykata me vendimet e saja ka luajtur rol shumë të rëndësishëm edhe si burim i të drejtës në BE. Rastet para gjykatës ngriten nga komisioni evropian apo nga shtetet anëtare dhe se individët nuk kanë të drejtë të bëjnë padi në GJED. Gjykata e Auditorëve: Përkundër emrit, ky organ nuk ka funksion gjyqësor. Roli primar i këtij institucioni është rishikimi i buxhetit të BE-së dhe mënyrën e implementimit të këtij buxheti. Përbëhet prej 27 gjyqtarëve (momentalisht), një gjyqtar për vend anëtar.


No comments:

Post a Comment